Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë, ku dy persona kanë mbetur të vdekur.
“DurrësLajm” po publikon pamje nga vendngjarja, ku duket një grumbullim i madh i forcave të policisë.
Viktimat janë Edmond Gosa dhe Altin Rexha, të dy në moshë të re, të cilët pas një konflikti vranë njëri-tjetrin.
Mësohet se gjithçka ka ndodhur pas një sherri për motive banale.
Njëri prej viktimave u sulmua me thikë sapo doli nga një market në zonën në qendër të qytetit, në afërsi të tregut të valutës. Mësohet se me thikë ka qëlluar shtetasi Edmond Gosa nga Kavaja, ndërsa është kundërpërgjigjur me pistoletë i riu Alton Rexha, nga Kukësi.
I plagosuri ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka sulmuar personin tjetër, duke e qëlluar me 3 plumba në bark.





