Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Tepelenë, në lagjen “Selam Musai”, ku rreth orës 09:40 të ditës së sotme një 42-vjeçar ka goditur me thikë gruan e tij, e më pas dhe veten.

Mësohet se 42 vjeçari Lulëzim Nanaj ka plagosur gruan e tij Floreta Nanajn në veshka.

Për shkak të plagëve të marra, gjendja shëndetësore e 40-vjeçares është e komplikuar dhe ajo është nisur me helikoptër drejt spitalit të Traumës për të marrë mjekim të specializuar.

Ndërkohë 40-vjeçari po merr ndihmën mjekësore në Tepelenë.