Një ditë pas plagosje së Bajame Senëjës në Lushnjë, ka folur për mediet Shaip Hasalla, , i ati i autorit të shpallur në kërkim Armand Hasalla si i dyshuar për plagosjen e Bajame Senejas .

Shaipi ka mohuar që djali i tij të jetë i përfshirë në ngjarje. Ai tha se i biri i tij ndodhet në Greqi prej dy javësh.

Në një prononcim për media, i moshuari mohoi që djali i tij të kishte lidhje me plagosjen ditën e djeshme në Lushnjë, ndërsa shtoi se Armand Hasalla është prej dy javësh në Greqi.

Ai tha se historia është inskenuar nga familja e Bajames.

“Unë s’di gjë fare në lidhje me ngjarjen. S’janë këtu, Armando është në Greqi, kurse Laerti ka ikur dy ditë më parë në Itali tek vjehrri me gjithë familjen e tij. Policia na mori në telefon dje se ku ishim. Dje ishim në gjyq për tokën dhe për djalin që na kanë vrarë. Sapo mbaruam gjyqin, na erdhën në shtëpi dhe na thanë keni vrarë. Por ne nuk dimë gjë, më mori djali në telefon dhe më pyeti çfarë ka ndodhur. Nuk e di pse na akuzojnë ne. Autorët që më vranë djalin janë dënuar. Kastrioti është dënuar me 35 vjet burg, Afrim Hasalla 2 vjet, Marjusi 1 vit e gjashtë muaj. Brahimi është dënuar 2 mijë lekë. Ky ishte vendimi i gjyqit dje. Nuk kemi asnjë lloj konflikti kemi parë punën tonë, ja kam lënë drejtësisë këtë punë. Kjo për mendimin tim është një ngjarje e sajuar nga ana e tyre. Duan të hakmerren. Ne ndihemi të rrezikuar”, tha ai.

Bajame Sejena është e motra e Kastriot Hasallës i cili vrau dy vite më parë Romeo Hasallën pas një konflikti për tokën.

Lidhur me ngjarjes ka folur edhe Afrim Hasalla, vëllai i 60 vjeçares së plagosur, i cili ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur ndërsa po ktheheshin nga seanca e mbajtur për konfliktin e tokës 2 hektarë që u bë mollë sherri mes dy familjeve Hasalla.

Afrim Hasalla akuzon për këtë atentat vëllanë e Romeo Hasallës, Laert Hasallën. Ai pretendon se toka është e tij dhe pala tjetër ka për qëllim t’ja marrë.