Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka vizituar së fundmi Bylisin. Në një postim në rrjetet sociale teksa ndan foto nga vizita Kim shkruan se Shqipëria ka kaq shumë thesare të historisë antike.

Më tej ambasadorja thotë se Bylisi ka pamjen më të mrekullueshme të Vjosës, lumit të fundit të egër në Europë.

“Shqipëria ka kaq shumë thesare të historisë antike. Faleminderit @carolyn_on_insta që më tregove mua dhe @fionamccluney rreth Bylis. Shumë prekëse dhe modeste për të ecur mes mbetjeve të periudhave ilire, helenike dhe romake. Bylisi ka pamjen më të mrekullueshme të Vjosës, lumit të fundit të egër në Europë”-shkruan Kim.