Specialist Gerhard Baka është shprehur se në vendin tonë janë rreth 64 pika rreziku për aksidentet rrugore.
Komentet Baka i bëri gjatë një interviste në News 24, ku po komentonte aksidentet rrugore të ditëve të fundit.
Ai shtoi se aksidenti në “Astir” ku humbi jetën një 67-vjeçar mund të ishte shmangur, pasi sipas tij vetëm 100 metër më tej është një mbikalim dhe këmbësori nuk kishte pse kalonte në autostradë.
“Pikat e rrezikut në vendin tonë janë diku tek 64 pika. Këto quhen pika të zeza, një segment rrugor diku tek 300 m duhet të kenë ndodhur 3 aksidente për një periudhë 3 vjeçare dhe në këtë mënyrë duhet të jetë në kontroll nga policia. Por ne nuk u hetojmë. Tani kur ndodhin 3-4 aksidente ka diçka që nuk shkon dhe mund të mos faji i drejtuesve të mjeteve. Segmentet e Mazës, po ashtu nga Lezha deri në Shkodër janë akse problematike. Po ashtu edhe Shkodër -Koplik, Ka pafund ankesa për probleme në këto akse. Do të sugjeroja që kontrollin e shërbimeve t’ua lëshojnë policisë bashkiake”, tha ai.
Ndërkohë edhe eksperti Mamir Hodo tha se aksidenti në “Astir” ku humbi jetën një 67-vjeçar mund të ishte shmangur, pasi sipas tij vetëm 100 metër më tej është një mbikalim dhe këmbësori nuk kishte pse kalonte në autostradë.
Pjesë nga biseda në studio:
Aksidenti në “Astir”:
Hodo: Këmbësori ka kryer shkelje të qarkullimit duke kapërcyer trafik-ndarësen. Drejtuesi i mjetit qarkullim në një rrugë që po del nga qyteti. Veprimi që ka kryer këmbësori ka qenë komplet i beftë për drejtuesin e mjetit dhe nuk ka pasur asnjë mundësi për të reaguar. Është një shkelje e kodit rrugor. Një aksident i tillë kur kemi humbje të jetëve, shqyrtohet nga organe të drejtësisë. Në pamje të parë duken veprime të pakontrolluara të rolit këmbësor. Por megjithatë jemi dëshmitarë të shume sjelljeve të gabuara që kanë bërë drejtuesit e mjeteve, por rasti konkret është ndryshe.
Nga ana e tij specialisti Gerhard Baka, theksoi se nga ana e këmbësorit janë shkelur rregullat dhe se ka bërë një veprim të paparashikueshëm për drejtuesin e automjetit.
Gjithashtu ai u shpreh se duhet edhe një ndërgjegjësim edhe nga ana e drejtuesve të automjeteve.
“Fenomeni i shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor është shqetësues dhe jo vetëm në kryeqytet. Kemi vënë në dukje drejtues mjetesh që nuk i japin përparësi këmbësorëve, por duhet të theksoj se duhet të rishikuar edhe lëvizja nga këmbësorët. Është për të ardhur keq dhe theksoj se ngjarja në Astir mund të ishte i evitueshëm sepse rreth 100 m distancë ka edhe kalim këmbësorësh”, tha Baka.
Më tej referuar aksidenteve ai tha se duhet të ketë një analizë të thellë, dhe të nxirren të gjitha përgjegjësit.
Ndëshkimet me gjoba:
Bata: Ndëshkimi është një formë ndërgjegjësimi. Realisht për Tiranën, duke marrë parasysh fluksin e mjeteve, shtim të banorëve, mund të themi se për këtë 3 mujor kemi ulje të aksidenteve. Statistika mbeten statistika. Duhet bërë një analizë dhe duhet nisur nga zanafilla.