Ashtu si biçikleta edhe monopatina elektrike, është mjet transporti, i cili nuk ka moshë kufizimi për t’u ngarë.

Përdorimi i patinave elektrike është bëre trend i viteve të fundit por shpesh ato janë burim aksidentesh pasi nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Mjafton të bësh një vëzhgim në rrugët e vendit për të kuptuar sa të shumta janë në numër monopatinat elektrike.

Ashtu si biçikletat nuk ka një moshë të përcaktuar për personat që përdorin patinat elektrike, por kodi rrugor ka të sanksionuar rregullat e qarkullimit për to.

Por shpesh herë ato nuk e zbatojnë këtë rregull dhe lëvizin në mes të rrugës duke bërë manovra të gabuara të cilat i vënë në rrezik.

Ata shpesh nuk zbatojnë as semaforin, i cili është detyrues për çdo përdorues rruge.