Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar sot kandidaturat për zgjedhjet lokale për qytetin e Tiranës dhe disa qytete të tjera.
Siç u njoftua para pak ditësh kreu i KQZ-së, Celibashi regjistroi në Tiranë edhe kreun e Frontit të Majtë, Marko Dajti, i cili mori një firmë mbështetëse nga Flamur Noka i Partisë Demokratike.
Ndërkohë bëhet me dije se në qytetin e Tiranës do të kenë gjashtë kandidatë, ku Erion Veliaj do të përfaqësojë Partinë Socialiste, Belind Këlliçi “Bashkë Fitojmë”, Roland Bejko PD-në, Lajlja Përnaska PDIU-në, Arlind Qori “Bashkë” dhe Marko Dajti “Frontin e Majtë”.