Zv/kryeministrja Belinda Balluku tha se gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, se qeveria po studion edhe çështjen e rritjes së pensioneve.

Për këtë çështje, Balluku u shpreh se ditën e premte Qeveria do të miratojë programin.

Belinda Balluku: Sot kemi pasur një prezantim nga Ministri i Financave përsa i përket të gjithë programit për rritjen e pagave, që do të kalojë në mbledhjen e qeverisë, që do të kemi një mbledhje plus këtë javë ditën e premte, pikërisht për çështjen e pagave.

Siç e ka thënë dhe kryeministri, patjetër siç ne bëjmë indeksim të vazhdueshëm të pensioneve, është duke u studiuar edhe çështja për të rritur pensionet. Por siç do rriten dhe pagat, me një fazim 2 vjeçar, ashtu do të duhet të ndodhë edhe për pensionet.

Megjithatë, ditën e premte, Ministri i Financave do të ketë mundësinë që para jush ashtu si unë sot, të bëjë një pasqyrë të qartë të gjithë programit për rritjen pagave në administratën publike, që me thënë të drejtën është pritur me shumë kënaqësi nga të gjithë punonjësit dhe vartësit tanë.

Balluku u pyet edhe për negociatat me Italinë për linjën nënujore të transmetimit të energjisë, për të cilën tha se jemi ende në fazën fillestare.

“Qeveria shqiptare 2010-11 ka arritur deri në vendimmarrje, por për aryse të pakuptueshme, kjo marrëveshje u prish pasi pala shqiptarë pati ndërhyrje të kompanive private. Duke pasur parasysh shtim e kapaciteteve prodhuese do të jetë efikase për prodhuesit shqiptare që të eksportojnë pa i rënë nga Mali i Zi. Jemi në fazën fillestare, por ka pozitivitet na pala italiane dhe ka insistim nga pala shqiptare” tha ministrja.