Ministria e Drejtësisë në Mbretërinë e Bashkuar ka njoftuar këtë të premte se vrasësi serial britanik, Peter Sutcliffe ka vdekur në spital në moshën 74-vjeçare pasi ishte prekur nga Covid-19.

Sipas CNN, i njohur me nofkën “Ripper Yorkshire” nga shtypi britanik, Sutcliffe u dënua në vitin 1981 për vrasjen e 13 grave si dhe për tentim-vrasjen e shtatë grave të tjera gjatë viteve 70-ta në të gjithë Veriun e Anglisë.

“Ripper Yorkshire” ishte dënuar asokohe me burgim të përjetshëm. Bëhet e ditur se ai kishte vuajtur edhe nga sëmundjet shoqëruese para se të dilte pozitiv me COVID-19.