Monedha europiane ka rënë këtë të enjte poshtë nivelit të 113 Lekëve në kursin e këmbimit me Lekun. Kjo është rënia e dytë më e madhe e Euros. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një Euro u këmbye këtë të enjte me 112.96 Lekë.

Për vitin 2023 ky është niveli më i ulët, që pas rënies më të madhe në histori që pësoi në Dhjetor të 2022-shit, kur u këmbye me 112.83 Lekë.

Sipas ekspertëve të ekonomisë diferencat e inflacionit në BE me Shqipërinë janë një ndër arsyet me peshë pse Euro pëson fuqi blerëse të ndryshme. Parashikimet tregojnë se Euro do vazhdojë të qëndrojë në nivele të ulëta.

Edhe monedha e tjera nuk janë në nivelet e tyre më të mira.

Dollari sot këmbehet me 103.63 Lekë, Poundi Britanik me 129.11 Lekë, ndërsa franga zviverane këmbehet me 114.50 lekë.