Kryeministri Edi Rama ka mohuar se rritja e pagave po bëhet në kuadër të fushatës elektorale. Pas mbledhjes së qeverisë, ai foli para gazetarëve dhe sqaroi se kjo rritje po bëhet tani pasi janë krijuar mundësiate. Sipas tij, rritja e pagave nuk bazohet në kalendarë elektoralë, por në mundësi.

Rama: Rritja e pagave nuk është sipas dëshirës, as sipas kalendarëve elektoralëve. Është sipas mundësive dhe kjo është koha kur është krijuar mundësia. Është shumë e thjeshtë dhe kuptohet pse. Ne nuk kemi nevojë të rrisim paga për të fituar zgjedhjet. S’e kemi fare të nevojsh,me. Madje ne në këtë fushatë do të mjellim pemë me një pjesë të foneve elektorale. Mendojmë që në vend që t’i zëmë kohë n njerëzve me “tam-tame” të lëmë pas pemë.

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re dhe është në një kohë të re ekonomike dhe sociale. Rama u shpreh i kënaqëur që ia ka dalë të çojë pagat e shqiptarëve në një nivel, që sipas tij është i lartë për mesataren e rajonit tonë.