Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka është paraqitur këtë të premte në SPAK.

Kjo është hera e dytë që ministrja Xhaçka thirret në ambientet e SPAK, ku do të merret në pyetje nga prokurorët.

Ende nuk dihet pse është thirrur këtë herë, ndërsa më 13 mars u thirr për privatizimin e bazës detare të Limionit, vendosur nën sekuestro prevetive nga Prokuroria Antikorrupsion.

Kallëzimi i dorëzuar nga ish-gjenerali Artur Mecollari, kërkon hetime edhe ndaj funksionares së lartë, por edhe ushtarakë të shtabit të përgjithshëm, që akuzohen se shpërdoruan detyrën gjatë procedurave për privatizimin e pronës së ushtrisë. Por Xhaçka, e cila është thirrur si deklaruese, para SPAK, sqaroi javë më parë për mediat se i ka qëndruar besnike ligjit.

Ish-ushtaraku Mecollari i thotë SPAK-ut se porti i Limionit iu dha me qira subjekteve private, duke shkelur hapur ligjin.