Ekonomisti Pano Soko ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku foli në lidhje me vendimin e Arbitrazhit, ku shteti shqiptar duhet t’i paguajë 130 milionë euro biznesmenit Francesco Becchetti.

Soko tha se dita kur u dha vendimi është një ditë e zezë për Shqipërinë, se pavarësisht kohës ato para do të paguhen një ditë.

“Është një ditë e zezë për Shqipërinë, bëhet fjalë për rreth 130 mln euro në total për të cilën është ndëshkuar shteti shqiptar. Deklrata e kryeministrit është e papërgjegjshme pasi pvarësisht se çfarë do të bëjmë ne në të ardhmen, ky vendim është marrë kur ne kemi qenë pjesë e Arbitrazhit dhe kemi aderuar në të. Pavarësisht sa e mundur është që ne të dalim në të ardhmen sepse këto janë marrëveshje, por këto do paguhen njëherë se vendimi është marrë kur ne kemi qenë pjesë e saj”, tha ai.

Soko i cilësoi si të papërgjegjshme deklaratat e kryeministrit Rama se Shqipëria mund të dalë nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit.

“Deklarata është e papërgjegjshme komplet, çfarë do bëjmë ne, do ikim nga ky krahu këtej dhe do rikthehemi në Traktatin e Varshavës, pasi ka filluar dhe organizohet dhe ky krahu tjetër”, u shpreh.