Maqedonia e Veriut vijon të shënojë bilanc të rëndë ditor nga COVID-19. 1295 raste janë regjistruar së fundmi dhe pavarësisht numrit të lartë të testimeve, pozitiviteti këtë të enjte ka qenë 39%.

Po ashtu 26 pacientë humbën jetën në 24 orët e fundit, ndërsa 429 të tjerë u shëruan përfundimisht. Në gjithë rajonin, Maqedonia e Veriut shënon nga shifrat më të larta nga COVID-19.