Ish-ministri Ylli Manjani ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Top Story”, ku po diskutohet në lidhje me çështjen e Inceneratorëve.

Manjani deklaroi se kjo çështje është politike, ndërsa dha dhe katër arsye pse ajo u bë interesante për publikun.

“Në 2013 Shqipëria ka pasur një strategji për mbledhjen e mbetjeve, kur ka ardh PS-ja në qeverisje. Biznesi i riciklimit në Shqipëri asokohe u nxit vërtet, kishte nis diçka, kur merr vendimet qeveria orientohet edhe biznesi.

Nga ky moment e deri tek vendimi për të ndërtuar e për të shkuar te strategjia për ricenerim, askush nuk ka ditur asgjë. Ne për inceneratorët kemi filluar të flasim në 2019-2020.

Qeveria e asaj kohe ka marre një vendim për të anuluar një ligj në fuqi, ky vendim i takonte qeverisë ta sqaronte me detaje se nuk është turp të sqarohet por nuk u bë kurrë. Kjo është absolutisht politikë fillon e mbaron te politika, një qeveri që vjen në pushtet dhe prek buxhetin ka detyrë të informojë publikun.

Pse u arrit në këtë konkluzion, ka pasur një përpjekje për këtë emergjencën mjedisore, që është një fjalë shumë e madhe që duhet të trajtohet vetëm në disa institucione.

Rama dhe Meta si drejtues institucioni duhet ti shpjegonin në kohë popullit shqiptar që do të ndërtohej diçka tjetër më e mirë. Çështja mbi inceneratorët doli pasi kishte filluar ndërtimi i tyre. Pse inceneratorët u bënë kaq interesant për publikun.

Së pari prishja e paktit PS-LSI është shkaku numër 1. E Dyta është prishja e paktit LSI-Lefter Koka dhe e treta mendoj se beteja tregtare me këtë lloj biznesi u rrit pas Elbasanit. E katërta është sjellja e drejtësisë në raport me çështjen.”- tha Manjani.