Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, i cili ditën e sotme mbajti një qëndrim kundër ndalimit të dialogut Serbi-Kosovë, duke e krahasuar rastin me atë të konfliktit Armeni-Azerbajxhan.

Osmani e ka konsideruar fjalën e homologut të saj si kërcënim për luftë, ndaj ka kërkuar që përgjigja për këtë çështje të vijë nga BE dhe NATO.

“Unë pres që BE dhe NATO të përgjigjen ndaj këtij kërcënimi për një luftë të dhunshme të bërë nga Vuçiç”, shkruan në Twitter.