Një shtetase e moshuar, e cila dyshohet se vuan nga problem të shëndetit mendor dhe nuk mund të identifikohet është konstatuar e vetmë në Shkozë.
Policia i ka bërë thirrje qytetarëve që mund të kenë dijeni për familjarët e saj që të telefonojnë në numrin 112.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 11.04.2023, është konstatuar në Shkozë, e vetme, një shtetase e moshuar e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk mund të identifikohet.
Ajo nuk e mban mend banesën ku jeton dhe aktualisht është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton qytetarët që mund të kenë dijeni për familjarët e saj të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.