Gjykata Speciale në Hagë ka nisur këtë të mërkurë ditën e dytë të dëgjimit të dëshmitarëve, por vihet re se nga organi i akuzës është vendosur që zëri i saj dhe asnjë nga përgjigjet të mos dëgjohet.

Gjithashtu, edhe pse ka sinjal dëshmitarja në gjyqin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk shfaqet në asnjë moment.

Sipas kalendarit në faqen e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, seanca ka filluar në orën 09:00 dhe do të transmetohet rreth 45 minuta me vonesë për publikun, për shkak të mbrojtjes së dëshmitarëve. Seanca të tilla pritet të ketë sot e nesër.

Asnjë dëshmi nga gjithë marrja në pyetje e dëshmitares së parë nga Prokuroria Speciale gjatë katër seancave të ardhshme nuk do të dëgjohet nga shikuesit e interesuar. Asnjë pyetje ndaj gruas së panjohur dhe asnjë përgjigje e saj.

Kjo është vendosur me kërkesë të Prokurorisë Speciale pasi ajo kërkoi të përfshijë materiale të reja në këtë seancë, në lidhje me dëshminë e dëshmitares së mbrojtur.