Pamjet që shihni tregojnë sulmin ndaj gazetarit kosovar Valon Syla. Kamerat e sigurisë së një lokali kanë kapur momentin kur jashtë barit tre persona sulmojnë gazetarin. “Express” ka siguruar pamjet, ndërsa shihet se pasi e godasin me grushte, tre agresorët largohen.

Aktualisht gazetari është në gjendje të mirë shëndetësore dhe madje ka dalë nga spitali. Syla u sulmua pak net më parë, pas emisionit Pressing, ku është analist i përhershëm. Ai mori lëndime në kokë, për të cilat u trajtua në QKUK.

Sulmin ndaj Sylës e kanë dënuar autoritetet në Kosovë, duke nisur nga Asosacioni i Gazetarëve, të cilët kanë kërkuar arrestimin e autorëve. Pas tyre ka reaguar edhe Kryeministri Albin Kurti, gjatë mbledhjes së qeverisë, i cili ka thënë se sulmi është i patolerueshëm. Ndërkaq u njoftua se tre autorët janë vënë në pranga.