Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, pas mbledhjes së qeverisë, ka njoftuar miratimin e amendimeve në ligjin për vlerësimin e zhurmave në mjedis.

“Mbledhja e qeverisë sot doli me një vendim të rëndësishëm. Miratuam amendimet në ligjin për vlerësimin e zhurmave në mjedis.

Është një punë një vjeçare, por dhe si rezultat si sezonit të kaluar ku bizneset, operatorët dhe turistët kishin shqetësime për nivelin e zhurmës akustike, që ishte në nivele të larta për shkak të muzikës.

I dhamë zgjidhje një problemi të akumuluar prej vitesh, duke miratuar amendimin e ligjit për zhurmat dhe duke filluar nga ky sezon, do të kemi një kontroll më të rreptë të ligjit, do të kemi fasha orare më të kontrolluara (12 am-12 pm) dhe një kopetencë të zgjeruar të policisë së shtetit, me mjete të certifikuar për të kontrolluar ndotjen akustike.

Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, qeverisja vendore ka për detyrë të përcaktojnë hartën me zhurma”, tha Kumbaro.