Detaje të rënda mësohen nga përdhunimi i një vajze që dyshohet se ka pasur probleme të shëndetit mendor në fshatin Rehovë të Bashkisë së Korçës, ku policia ka arrestuar kryeplakun e fshatit si të dyshuar.
29-vjeçari Ervis Rrapo, dyshohet se ka shkuar në shtëpinë e 23-vjeçares dhe e ka përdhunuar atë, duke përfituar nga fakti që në banesë nuk ndodheshin prindërit e vajzës.
E ëma e vajzës duke folur për mediat është shprehur: Ishim në arrë, çupën e lëmë në shtëpi, erdhi burri e gjeti me djalin të zhveshur në korridor. Kishte pirë ai. Vajza nuk ka probleme mendore, është normale, me 2 klasë shkollë. Edhe vajza më tha që djali e zuri, vajza nuk donte.
Nuk takoheshin më parë, hyrje dalje kishim si gjithë fshatarët. E gjeti burri dhe iku me vrap, e ndoqi burri që të flisnin të sqaroheshin, ai na shau. Skemi patur konflikte. Vajza sështë aq mirë se u trondit.
Ndërkohë e ëma e autorit të dyshuar pretendoi më herët se djali i saj është dhunuar nga babai i vajzës, dhe se nuk ka pasur një përdhunim.
Ervehe Rrapo: Isha në një shoqe, vjen djali nga Korça, e pyeta pse je kështu bir i mamit? Më shau babai i vajzës dhe e godita njëherë tha. Tani e hapën namin sikur e ka përdhunuar. Djali im nuk ka bërë një gjë të tillë, kaq kam unë, kaq do iu them. Nuk di gjë se pse është zënë djali im me të atin e vajzës.
Nuk ka kryer marrëdhënie, ishte pirë dhe kishte vajtur atje te shtëpia e tyre, i ati ishte vetëm. Nuk kemi patur probleme fare me ata. Vajza nuk është mirë nga mendja. Djali s’më tha asgjë tjetër, fjeti gjumë. S’kemi hyrje dalje me familjen tjetër. Djali nuk e pranon që ka kryer marrëdhënie, beqar është. Djali vajti vetë në polici kur e arrestuan.





