Më datë 14.04.2023, nga monitorimi i rrjeteve sociale, është konstatuar një drejtues automjeti që qarkullonte në sens të kundërt me levizjen, në rrugë inteurbane.

Menjëherë, nga shërbimet e Policisë Rrugore u organizua puna për identifikimin e drejtuesit të automjetit, i cili pasi u lokalizua u shoqërua në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë.

Dejtuesi i automjetit u ndëshkua me masë administrative 12 000 lekë të rinj, pezullim të lejes së drejtimit për 16 muaj, si dhe iu zbritën 3 pikë nga pikët e lejes së drejtimit.