14 maji po vjen dhe situata në Shkodër është ‘nxehur’ edhe në radhët e artistëve. Artisti Frederik Ndoci është ndjerë i pakënaqur nga mënyra se si është trajtuar nga Bashkia e Shkodrës, drejtuar nga Bardh Spahia.
Në një postim shterues, ai tregon se është ftuar në një koncert të Bashkisë Shkodër vetëm tre ditë para se të mbahej me argumentin se nuk e dinin nëse këngëtari ndodhej në Shqipëri apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndoci thotë se ftesa i është dhënë përmes një telefonate, gjatë të cilës sipas tij janë përpjekur t’i sugjeronin me detyrim edhe se çfarë duhet të këndonte.
Këtë gjë, sipas Ndocit, s’ka arritur që t’ia bëjë askush para viteve ’90.
Këngëtari shprehet hapur se mbështet kandidatin Benet Beci, të zgjedhur nga Partia Socialiste, pasi sipas tij, ata që përdorin shprehjen ‘o me ne, o me ata’, e kanë në dorë një ‘pushkatim’ të vogël, duke përmendur këtu emrin e Voltana Ademit.
Ndoci e mbyll statusin duke shkruar se ky është monizmi i dytë në vend, të paralajmërosh artistësh që guxojnë të mos jenë militant.
Reagimi i Frederik Ndocit:
Koncert qe e merr persiper Bashkia Shkoder, si ide e Bujar Qamilit… me tematike ne forme e permbajtje te kandshme. Mu si Frederik me ftuen vetem para 3 ditesh, duke u justifikue “se nuk e kena dijt se je ketu por ne Amerike”! Ideatori per me ruejt formatin pat edhe guximin e me m’sugjeru me detyrim percaktim se cfar e si me i kendu, pikerisht mu qe edhe para 90-tes nuk e ka provu askush me e ba nji gja te tille. Nuk ia vuna re pasi telefonata kishte shum ma vler edhe pse me vonese, se sa niveli i sugjerimit. Mesova qe pas shume shume provash qe kishin ba krejt grupi i artisteve te merituem e te pa merituem qe do te ishte e bollshme koha per te ken edhe un ne at spektakel. Sigurisht e pranova per etike, edhe pse s’me than se nuk mundena me ta vu emnin se gjoja kena kujtu se je ne USA. Mbrame ne mesnat kur e pash emnin tem shum te tejdukshem mu duk pak utopi pjesmarrja e jeme. Ka shum dashamirsi nga artistat mendoj dhe se jan te interresuem kur je e kur nuk asht Rriiku ne Shqiperi, pasi konkurenca ne lokalet ku bahet muzike edhe ne Shkoder, nuk asht aq e shperndare dhe e kamuflueme, ku prania e jeme nuk ka mungu qysh ne marsin e 2022 it, se paku dy her ne jav ne Shkoder. Portale, media, gazeta e lajme u kan merzite spektatorin se vazhdon a live koncertet Rrik Ndoci ne Shkoder e gjithkund.
Nuk ka mbet media ne Shqipni portal e gjith ata intervista neper tana mediat shqiptare vendimi i jem per me ken si familje amerikane vetem ne shqipni, vetem keta perfshi edhe Bashkine e punonjesit e saj, nuk e kishin marr vesh “ende”. Bashkia qe ne gusht, shtator ka organizu koncerte recitale me mu, nuk u ra ndermend qe Rriku nuk asht ne Shqiperi. E verteta asht se skenes se Teatrit Migjeni prej vitesh nuk ka ken prezente per shum aresye por e vecanta asht politike. Ne vere vjet çuditerisht u ftova ne koncert recital para Bashkise. Mendoj se vazhdon lufta e klasave. Voltana Vademi e ata qe e dine se “o me ne o me ata” e kan ne dor nje pushkatim sa do te vogel ne se shfaq mendimin demokrak te te drejtes se mendimit dhe votes, kjo menyr meskine qe me kenaq vedvedin, monizmi i dyte shkodran e me paralajmeru edhe ndonji artist te vogel qe guxon mos me ken militant. Pra me ofruen por oferta ishte si ajo:-“i kishte çue nana me la gojen”. Vazhdojn me dal do sorra sa her gjuhet lisi me gur.
Kjo inisiative mbetet e bukur, por ne kornizat e mendimit artistik koherent asht pak e vaket pasi evoulimi i muzikes se sotme nuk mund ti sjell asnji gervishtje kanga e kompozueme dhe e levrueme si para 100 vjetesh me nji ndryshim 11%. Automatikisht ve ne disekuiliber mundesine per mos me u krenue prap me vlerat e para 100 vjeteve ne forme e ne permbajtje. Me kritikoni pa asnji hezitim ne se ju dukem antikonformist. Un e due Shkodren. I uroj fitore Benet Beci. Pas bisedes me te kishte shum ide pozitive, per levrimin e artit bashkohor ne Shkoder. Prandaj e dua Benetin, sepse e njeh dhe e do Shkodren.