Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 20-vjeçarit Stiven Toshkezi, i cili u godit për vdekje me thikë pas shpine.
Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ku dy të të rinjtë Enzi Maze dhe Axel Hoxhaj 18 vjeç, kanë pritur Toshkezin duke i zënë pritë dhe më pas e kanë plagosur atë gjatë konfliktit.
Ndërkohë bëhet me dije se në pranga ka rënë një prej autorëve, Enzi Maze, ndërsa Axel Hoxhaj ndodhet ende në arrati.
Enzi ka rrëfyer se ka vetëm pak ditë që është kthyer nga Holanda, ku dhe vazhdonte studimet por është vënë në dijeni për konfliktin që Alex Hoxhaj kishte me viktimën vetëm pasi ishte takuar me shokun e tij, ku ky i fundit pretendonte se ishte rrahur nga 20-vjeçari.
Sipas dëshmisë së Mazes në polici, i riu rrëfen se shkak për konfliktin mes viktimës dhe Axelit ishte bërë një vajzë që pëlqente ky i fundit, por ajo ishte në një marrëdhënie me 20-vjeçarrin. Situata ka agravuar pasi viktima pretendonte se Axel Hoxhaj e shqetësonte vazhdimisht të dashurën e tij, si dhe ky i fundit njihej si një person problematik në zonë dhe shkollë.
Lidhur me natën kur ka ndodhur krimi, Enzi ka treguar se shoku i tij i ka bërë pritë edhe pse i kishte thënë se do ta takonte vetëm për t’u sqaruar.