Në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është raportuar për një kërcënim me bombë. Lajmin për mediat kosovare e  ka konfirmuar zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara.

“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcënim me bombë. Udhëtaret dhe personeli janë evakuuar dhe janë të sigurt. Ekipet e involvuara në planin emergjent janë te angazhuar ne kryerjen e detyrave te tyre”, ka thënë Gara.

Ndërkohë, kërcënim të njëjtë pati edhe pak ditë më parë, por pas kontrollit policior  doli se kërcënimi ishte i rremë.