Janë zbardhur detaje të reja lidhur me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin pak ditë më parë.

Kamerat e sigurisë kanë regjistruar një makinë “Land Rover deefender” me targa zvicerane në fshatin Kukel në Shkodër, e cila dyshohet se ndihmoi të arratisej nga vendi i ngjarjes vrasësin e Nikulajt.

Pas vrasjes, Policia e Shkodrës është vënë më lëvizje për të siguruar prova të vlefshme me qëllim gjetjen e kësaj makine.

Po ashtu po verifikohet nëse makina është fiksuar nga kamerat në zonën e Shëngjinit. Biznesmeni Ardian Nikulaj u vra në Shëngjin më 19 prill 2023 në lokalin e tij.