Gigliola Haveriku, ish-e dashura e Amos Zaharia e ftuar sot në emisionin “S’e Luan Topi”, ka sqaruar edhe komentin që ka bërë për Dea Mishel, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku e ka quajtur “princesha e të varfërve”.
Sipas saj, kjo shprehje e cila ka qenë në gjuhën italiane, është marrë në konotacion tjetër dhe se nuk ka qenë negative.
Erjona Rusi: Ti gjatë pjesëmarrjes së Amosit në “Big Brother”, në një moment ke bërë një koment për Dean apo jo, princesha e të varfërve.
Gigliola Haveriku:Ajo ka qenë një koment në gjuhën italiane dhe ka një konotacion komplet tjetër. Ajo ka thënë për veten e vetë “princeshë” dhe unë thashë “La principessa dei poveri” dhe në portale u përkthye si “princesha e të varfërve”, ndërkohë që ajo ka sensin që po, po si me thënë Angelina shqiptare. Në sensin, nuk është negative, është ironike padyshim, me nuanca humori, por është marrë më shumë sesa duhet seriozisht dhe nga ‘funpaget’ e saj dhe nga personi që menaxhon faqen e saj, që më duket shumë qesharake të kthej përgjigje apo të jap deklarata live, në lidhje me këtë temë sepse çdo gjë që jepet koment në rrjetet sociale, në Instagram sidomos, komentet janë shumë të përqendruara në formën e shakasë, jo për t’i marrë kaq seriozisht.
Erjona Rusi: Pse e bërë këtë koment?
Gigliola Haveriku: E kam bërë për shumë të tjerë banorë. Kam përshtypjen që për këtë u përfol më shumë sepse është menduar që jam bërë xheloze, ndërkohë që jo, është shumë larg asaj gjëje, të lutem.