Një pjesë e fasadës së ndërtesës së shkollës 9-vjeçare “Papa Kristo Negovani” në qytetin e Ersekës është shkëputur.

Duket se era e fortë që ka përfshirë Juglindjen ka ndikuar në shkëputjen e një pjese të materialeve termoizoluese.  

Shkëputja e fasadës ka ndodhur jashtë procesit mësimor dhe fatmirësisht janë regjistruar vetëm dëme materiale dhe nuk ka nxënës apo mësues të lënduar.