Spitali Rajonal Durrës ka reaguar lidhur me vdekjen e mundësit Shkëlqim Troplini, i cili ishte infektuar me Covid.

Në reagim thuhet se Troplinit i është bërë terapia në urgjencën e spitalit, por s’mund të transportohej në gjendjen që ishte në një spital Covid

“Pacienti është paraqit në urgjencën e spitalit të Durrësit më datë 8 nëntor në gjendje shumë të rëndë me saturime të oksigjenit 35%. Ju bë terapia në urgjencën e spitalit me konsultë të pneumologut, reanimatorit dhe u konkludua që është i patransportueshëm në të tillë gjendje në një spital Covid.”