Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë proceduan penalisht për veprën penale “Pushtimi i tokës”, një person.
Bëhet fjalë për shtetasin B. Ll., banues në Bushnesh, Krujë, pasi i ka pushtuar një sipërfaqe toke shtetasit M. I.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.





