11 të vdekur u regjistruan gjatë një sulmi në një kullë monitorimi pranë Aeroportit të Bagdadit.

Zyrtarët shëndetësorë dhe të sigurisë në Irak thanë se pas këtij sulmi fshihet një grup i lidhur me militantët e Shtetit Islamik.

“Shteti Islamik sulmoi kullën e monitorimit, duke vrarë pesë anëtarë të fisit Hashed dhe gjashtë banorë lokalë, që shkuan për të ndihmuar”, tha një burim i sigurisë për AFP-në. Së paku tetë njerëz u plagosën dhe u dërguan në spital për trajtim.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e mori asnjë grup. Bagdadi e ka deklaruar Shtetin Islamik të mundur në vitin 2017, por Qeveria irakiane, e mbështetur nga Perëndimi, vazhdon të luftojë qelizat e fjetura të grupit dhe grupet e tjera militante.