Autoritetet greke kanë njoftuar sot 1914 raste të reja të koronavirusit në Greqi, 39 nga të cilat janë zbuluar në kontrollet në portat hyrje të vendit.
Numri i përgjithshëm i rasteve është 56 698. Ndërsa 228 pacientë po trajtohen të intubuar, 323 pacientë janë liruar nga spitalet.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 35 vdekje të tjera nga koronavirusi, duke shkuar kështu në 784 numri i viktimave deri tani.
Greqia është një shtet, ku janë shënuar një numër i konsiderueshëm personash të infektuar me koronavirus dhe autoritetet kanë marrë masa ndaj Covid-19.





