Jared Kuchner, këshilltar i afërt dhe dhëndër i Presidentit në largim të SHBA, Donald Trump, i ka këshilluar miliarderit republikan të pranojë humbjen e kundërshtarit të tij në zgjedhjet presidenciale, njoftoi CNN. .

CNN nuk tha se si reagoi Trump ndaj propozimit, ndërsa raportohet se edhe njerëz të afërt të tij i kanë kërkuar kreut të Shtëpisë së Bardhë të pranojë humbjen.

Më herët, Fox News citoi burime anonime të thoshin se Trump do të ishte gati të pranonte fitoren e kundërshtarit të tij demokrat Joe Biden në zgjedhje, nëse stafi i tij shteron të gjitha mjetet ligjore.

Mediat ndërkombëtare kanë cituar një burim, që thotë se edhe bashkëshortja e Donald Trump, Melanie i ka kërkuar burrit të saj që të pranojë humbjen.