Ndonëse Joe Biden është shpallur presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara, ku me 20 votat elektorale të Pensilvanisë, mori një total prej 290 votash elektorale, nga 270 që i nevojiteshin për të marrë Shtëpinë e Bardhë, nga ana tjetër ka ardhur reagimi i Donald Trump, i cili nuk e pranon humbjen dhe vijon akuzat se janë vjedhur votat.

Trump ka paralajmëruar se të hënë do të nisë betejën ligjore dhe për këtë avokati i tij, Rudy Giuliani ka thënë se ka prova të forta se janë vjedhur zgjedhjet.

 “Natën e zgjedhjeve kryesimi prej 800,000 votash i Donald Trump u zhduk nga qindra mijëra posta në fletët e votimit të numëruara pa ndonjë vëzhgues republikan. Pse u përjashtuan republikanët. Unë do e provoj në gjykatë manipulimin votave”, shtoi Giuliani.