Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ashpërsuar ndëshkimet për vrasjen e grave nga anëtarët e familjes si pjesë e rregullimit të ligjeve islamike të vendit. Së fundmi qeveria ka vendosur që të shfuqizojë ligjin që lejonte gjykatësit të lëshonin dënime të më të lehta për ata persona që kryenin vrasje të tilla.

Sipas asaj që raporton BBC në bazë të vendimit të më ri, krime të tilla do të trajtohen si vrasje dhe nga tani e tutje dënimi ndaj personit do të jetë i rëndë.

Në Arabi, vrasje të tilla ndodhin për shkak se gratë mund të kenë thyer nderin e familjes, duke përfshirë këtu lidhjet jashtëmartesore pa pëlqimin e familjes. Grupet e të drejtave të njeriut thonë se çdo vit mijëra gra në të gjithë botën vriten sepse konsiderohet se kanë sjellë turp në familjen e tyre.

Vrasje të tilla  quhen “vrasje nderi”, por ky përshkrim është kritikuar edhe nga shumë ekspertë të cilët argumentojnë se është një mënyrë e papërshtatshme për të përshkruar vdekjet.

Vendosja e dënimeve më të rrepta për vrasje të tilla tregon angazhimin e fortë të Emirateve të Bashkuara Arabe për mbrojtjen e të drejtave të grave.

Ndryshimi në kodin ligjor ishte një nga paketat e reformave të miratuara nga Presidenti Sheik Khalifa bin Zayed Al Nahyan. Një tjetër reformë shumë e rëndësishme që u ndërmor së fundmi në Emiratet e Bashkuara Arabe është edhe e drejta që iu jepet banorëve të zgjedhin se kujt duan që t’ia lënë trashëgiminë, shkruan Klan Plus.

Të gjitha këto vendime të ndërmarra së fundmi po ndihmojnë mbretërinë të vendosë një kod penal më modern. Rreth një vit më parë në Arabinë Saudite u miratua një legjislacion ku gratë mund të divorcoheshin nga burrat e tyre. Në bazë të tij gratë duhet të ishin të informuara mbi statusin e tyre martesor dhe që të mbronin të drejtat e tyre.