Aktori i njohur durrsak, Muharrem Hoxha ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të kolegut të tij, humoristit të madh Koço Devole.

Në një lidhje telefonike për Report Tv, ai e quan këtë një lajm të kobshëm, pasi thotë se Shqipëria humbi një aktor me zemër të madhe, ndërsa ka treguar edhe telefonatën e fundit që ka bërë me të kur ai ishte sëmurë.

“Është lajm i dhimbshëm. Koço Devole është aktor i përmasave jashtëzakonisht të mëdha. I kishte të gjitha. Aktor regjisor prezantues, ka bërë gjithë ato koncerete, na ka ofruar afër… E humbi familja po e humbi edhe Shqiperia. Ky brez nuk vjen më. Njeri i ëmbël shumë paqësor. Mbi të gjithë artist me zemër të madhe. Jemi mbushur plot, ishalla se zgjasim shumë sepse spo  e mbaj dot. E kam dashur jashtë mase ashtu sikurse të tjerët. E dija se ishte pa qejf e merrja në telefon dhe i thoja do kalosh. E më thoshte ishalla. Nushëlloj të shoqen, vajzën  djemtë dhe të gjithë njerëzit e tij. Ka humbur një akto i paparë. Me Covid ishte keq u bë më mirë pastaj u kthye përsëri. Kam pyetur doktorët e më thanë se Covid e kaloi por sëmundja tjetër e ka rënduar. Unë jam rrit në duar të atyne, Fadil Hasës, Koço Devole. Edhe tani që ishte te fiksi i bënte gjërat me finesë. Aktor i madh. Faleminderit shumë se jam i mbushur”, tha ai.