Një protestë kundër kufizimeve u bë e dhunshme në Selanik, teksa demonstruesit goditën oficerët me gurë e mjete të tjera, duke plagosur të paktën dy oficerë. Autoritetet thanë se kishin bërë 11 arrestime.

Disa qindra protestues erdhën në manifestimin në qytetin verior grek për të dënuar kufizimet e reja të Covid-19 të vendosura nga qeveria.

Tensionet u përshkallëzuan në përplasje me policinë, e cila përdori gaz lotsjellës dhe granata zhurmuese kundër protestuesve të dhunshëm të cilët qëllonin me gurë e bomba boje.

Deri të premten Greqia ka regjistruar 52,254 raste me Covid-19, ndërsa 715 njerëz kanë vdekur nga infeksioni.
Këtë javë qeveria ka kufizuar lëvizjet jo-thelbësore të qytetarëve.