Sipas “CNN”, Joe Biden ka fituar zgjedhjet dhe është tashmë presidenti i 46-të amerikan.
Kandidati demokrat ka mundur presidentin republikan Donald Trump pas një gare zgjedhore plot tension, ku rezultatet vonuan disa ditë për të dalë.
Sipas të dhënave nga “CNN”, “Ap” dhe “Msnbc”, Biden ka fituar në shtetin kyç të Pensilvanisë dhe ka arritur 273 vota elektorale, të mjaftueshme për shpalljen si president.
Me 74,478,345 vota deri më tani, Biden është presidenti më i moshuar por edhe më i votuari në historinë amerikane.
Ndërkohë, presidenti aktual Donald Trump ende nuk mendon të pranojë humbjen elektorale, madje i ndodhur në Vixhinia në një nga resortet në pronësi të tij, ka postuar në Twitter një deklaratë domethënëse: “Unë i kam fituar zgjedhjet, me shumë diferencë”.
Në shtetin e Pensilvanisë, janë tashmë më shumë se 28 mijë votat në favor të Joe Biden, që do e bëjnë ndoshta të pamundur në atë shtet ankimimin e republikanëve që denoncojnë parregullsi.