Banorët e një pallati parafabrikat në lagjen nr.16 në Durrës ngrenë shqetësimin se godinat e tjera të ngjashme që i rrethojnë po riparohen, ndërkohë që për ta nuk është kujtuar askush.
Në një ankesë që ata kanë dërguar në redaksinë e DurrësLajm shprehen të habitur me faktin se pallatit të tyre me nr. 967 nuk po i riparohen ambientet e përbashkëta, ndërsa komplet e kundërta po ndodh me pallatet e tjera aty pranë si ato me nr. 928, 935 apo 1004.
Banorët kanë dërguar pranë redaksisë sonë edhe foto nga punimet që po realizohen në pallatet në fjalë dhe shtrojnë pyetjen se pse nuk po veprohet edhe me pallatin e tyre po njësoj.
“Pse vetem ne disa pallate po punohet dhe jo tek te gjithe? Taksat dhe cdo detyrim i paguajme te gjithe ne si qytetare, por po ndërhyjne vetem atje ku kane miq e shoke”,- thonë banorët e pallatit nr. 967.
Prej disa javësh, në Durrës ka nisur puna për riparimin e ambienteve të përbashkëta dhe fasadave të pallateve të dëmtuara nga tërmeti, me shkallë dëmi DS1, DS2 dhe DS3.
Kryebashkiakja Emiriana Sako ka deklaruar se riparimet në 458 pallatet pritet të përfundojnë brenda 80 ditëve.





