Një makinë tip “Benz” është shkrumbuar pasditen e sotme në Fushë-Arrëz. Policia bën me dije se makina është marrë me qira nga një 31-vjeçar. Dyshohet se automjeti ka marrë flakë aksidentalisht.
“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin “Apripë e Keqe”, Fushë Arrëz, është djegur plotësisht, dyshohet aksidentalisht, një automjet tip “Benz”, i marrë me qira nga shtetasi D. U., 31 vjeç, banues në këtë fshat. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të shkakut të djegies së këtij automjeti”, thotë policia.





