Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Gramsh, ku për pasojë një adoleshent ka ndërruar jetë. Ngjarja ndodhi pranë shkollës 9-vjeçare “Asllan Shahini”.

Pas një sherri me thika mes disa të rinjve, ka humbur jetën Fatjon Bici, në klasën e nëntë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për hetimin e rrethanave të ngjarjes tronditëse.