Një 55-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri këtë të mërkurë në Peqin. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti me një 52-vjeçar, i cili është shpallur në kërkim.
Gjithnjë sipas policisë, i plagosuri është ka shkuar vetë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shkaqet e konfliktit momentalisht janë të panjohura.
“Rreth orës 11:10, në spitalin e Peqinit, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shtetasi D. Ç. 55 vjeç, banues në Peqin, i cili dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri, gjatë një konflikti me shtetasin S. D., rreth 52 vjeç, banues në Peqin. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe janë duke kontrolluar territorin, me qëllim kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit S. D. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në një njoftim të policisë.





