Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme, teksa është qëlluar me armë ndaj makinës së ish-deputetit të PS-së Armando Prenga.

Ngjarja u shënua në Fushë Kuqe të Kurbinit e sipas informacioneve të deritanishme, personi që ka qëlluar është 29-vjeçari Fatbardh Ismaili. Ky i fundit, është djali i Ismail Ismailit, një nga vëzhguesit e procesit të numërimit në Laç.

Ky rast erdhi si pasojë e një konflikti verbal të nisur në një prej KZAZ-ve ditën e Hënë në Laç. Dy fleta votimi kanë qenë pikënisja e debatit, i cili më 17 maj agravoi në atentat me armë.

Mësohet se Armando Prenga, ka qenë duke kaluar në aksin Laç-Patok kur është qëlluar të paktën 3 herë nga 29-vjeçari.

Ky i fundi është shpallur në kërkim, ndërsa zona është rrethuar nga policia.