Foto ilustruese
Një 60-vjeçar në Vlorë ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim, ku po punonte.
Rreth orës 11:55, në lagjen “Uji i Ftohtë”, 60- vjeçari A. P., dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje





