Festim Bexhdili, i dënuar nga GJKKO me burgim të përjetshëm për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës në janarin e vitit 2020, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë.
Bexhdili u shpall fajtor për kryerjen e veprës penale “Rrëmbimi apo mbajtja peng e personit” kur është shkaktuar vdekja, e kryer në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga neni 109/3 – 28/4 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me burgim të përjetshëm”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Titulli i çështjes: PROKURORIA E POSACME KUNDER KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TE ORGANIZUAR
Dorëzuesi: FESTIM BEXHDILI
Data e regjistrimit: 23.05.2023
Tipi i çështjes: Ç.Penale Themeli / Rrëmbimi ose Mbajtja Peng e Personit (Neni 109 K.P)
Inicializuar: Rekurs
Statusi i çështjes: Regjistrim
Ardhur prej:
Objekti i padisë/akuzës: Kryerja e veprave penale “Rrembimi ose mbajtja peng e personit” kur eshte shkaktuar vdekja e kryer ne bashkepunim ne formen e posacme te grupit te strukturuar kriminal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shperthyese dhe i municionit”, e kryer ne bashkepunim ne formen e posacme te grupit te strukturuar kriminal; “Fshehja ose asgjesimi i kufomes”, e kryer ne bashkepunim ne formen e posacme te grupit te strukturuar kriminal; “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Veprime qe pengojen zbulimin e se vertetes”, te parashikuara nga nenet 109/3-28/4, 278/1-28/4, 303-28/4, 333/a/, 334/1, 301-25 te Kodit Penal.
Baza ligjore: Nenet 109/3-28/4, 278/1-28/4, 303-28/4, 333/a/2, 334/1, 301-25 te Kodit Penal.
Objekti i kundërpadisë:
Baza ligjore e kundërpadisë:
Palët:
Kërkues: PROKURORIA E POSACME KUNDER KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TE ORGANIZUAR
I Pandehuri: FESTIM BEXHDILI ; OLSI TURJA
Relatori: Sokol Binaj





