49-vjeçarja M. Kristo është gjetur pa shenja jete nga të afërmit e saj në afërsi të banesës në fshatin Gozhdarazhdë të Kolonjës.
Ka qenë vëllai i saj, i cili më 20 prill ka deklaruar se ka humbur kontaktet me viktimën, pasi ajo ishte larguar nga banesa.
Mësohet se M. Kristo kishte probleme të shëndetit mendor.
Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të përcaktojë shkaqet e vdekjes së 49-vjeçares.





