Të gjithë drejtuesit e mjeteve që kanë në automjetin e tyre një fëmijë nga 0-12 vjeç, do të ndëshkohen me gjobë nga 5000-15000 nga policia rrugore nëse të vegjlit qëndrojnë në makinë pa rripin e sigurimit në sistemet e fiksimit.
Por, penalitetet nuk përfundojnë këtu, nëse kjo shkelje është e përsëritur nga drejtuesi i mjetit, atëherë ai rrezikon edhe pezullimin e lejes së drejtimit nga 6-12 muaj.
Rritja e numrit të aksidenteve në vendin tonë, vjen si pasojë e shoferëve të papërgjegjshëm, të cilët me parakalimet e gabuara dhe mungesën e rripit të sigurimit vënë në rrezik jo vetëm jetën e tyre, por edhe të të tjerëve.