Në një deklaratë për mediat Joe Biden, i cili po kryeson në garën presidenciale, foli i sigurt se do të dalë fitimtar.
“Demokracia është thelbi i kombit amerikan. Edhe përballë pandemisë shumë amerikanë votuan më shumë se herët e tjera. Kjo është e jashtëzakonshme. Nëse kishim ndonjë dyshim nuk duhet të kemi më. Këtu njerëzit janë ato që udhëheqin, ajo rredh nga njerëzit, është vullneti i tye që përcakton kush do të jetë President i Amerikës. Nuk jam këtu për të deklaruar se kam fituar, por jam këtu për të thënë që kur të mbarojë numërimi, do të jemi fitues. Kemi fituar me 20 vota. Në Miçigan jemi në kryesim me 30 mijë vota. Miçigani do e plotësojë numrin e votave së shpejti. Të gjithë votat që numërohen kanë shkuar me postë dhe po fitojmë 75% të votave që janë dërguar me postë në Pensilvani, kemi fituar shumicën e njerëzve amerikanë dhe kjo do të rritet. Vota popullore tregon që do të rritet për ne. 70 milionë vota jam shumë krenar për fushatën tonë. Vetëm tre fushata në të shkuarën më kanë mundur, kur të mbarojë me ndihmën e zotit do të jemi të katërtit.
Ka qenë më e vështirë koha që do të kalojë vendi jonë. Jemi përballur me situata më të vështira, sapo zgjedhjet të mbarojnë koha do të jetë për ne. Ti lemë mbrapa zgjedhjet të ulim temperaturat dhe të dëgjojmë njëri-tjetrin. Të dëgjojmë njëri-tjetrin me përkujdesje, për t’u bashkuar si një komb. Nuk jam naiv, e di sa e vështira janë pikëpamjet që ne kemi. Nuk duhet të trajtojmë oponentët tonë si armiq, nuk jemi. Ata që na bashkojnë, janë më të forta se ata që na ndajnë. Presidenca nuk është institucion partizan, por një zyrë e këtij kombi që na përfaqëson të gjithë. Kjo është ajo qëdo të bëj unë. Unë do të punoj fort si për ata që nuk votuan por edhe per ata qe votuan. Askush nuk dot të na marrë nga duart fitoren. Ne nuk do të rrimë të heshtur, ne njerëzit nuk do të përçahemi, të heqim dorë, unë kam siguri të plotë që ne do të jemi triumfues. Kjo nuk do të jetë fitorja ime, por e të gjithë popullit. Nuk do të ketë shtete të kuqe dhe blu kur të fitojmë ne, por do të ketë shtet të bashkuar”, tha Biden.