Serbët e veriut të Kosovës kanë filluar të mblidhen e të dalin në rrugë qysh para orës 07:00 të kësaj të hëne. Mediat kosovare raportojnë se tashmë në rrugë kanë filluar të dalin banorët e asaj pjese të Kosovës.
Nga pamjet shihet se ka nisur grumbullimi i qytetarëve serbë, ndërsa policia e Kosovës dhe KFOR janë gatishmëri.
Nga sot po ashtupritet që nxënësit serbë të bojkotojnë shkollën, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç mbrëmjen e djeshme tha se i druhet një konflikti të madh në Kosovë.
Tubimi i tyre vjen pas asaj çka ndodhi të premten, ditën kur kryetarët shqiptarë të komunave veriore kanë dalë në punë në zyrat e tyre. Kjo nuk u prit mirë nga banorët serb të asaj pjese të Kosovës, gjë që bëri që situata të dalë jashtë kontrollit.
Pamje nga Mitrovica e Veriut sot
Ndërkaq trupat e KFOR-it kanë rrethuar dhe marrë në mbrojtje godinat komunale në Veri të vendit.
Pjesëtarë të KFOR-it janë pozicionuar sot në mëngjes edhe në veri të Mitrovicës, nga ura kryesore në lindje-perëndim.
Pamje nga Komuna e Zveçanit
Kësisoj në gjithë rrugën në drejtim të Lagjes së Boshnjakëve dhe Tre Rrokaqiejve janë vendosur dhjetëra autoblinda.
Qytetarë serbë këmbë dhe në mënyrë të organizuar janë nisur nga Mitrovica në drejtim të Zveçanit.

Jo zyrtarisht mësohet se ushtarët e KFOR-it janë vendosur edhe afër ndërtesave të Komunave në Leposaviq dhe Zubin Potok.
Lista Serbe në terren
Në foto: Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç sot në Zveçan
Ndërkaq Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, ka dalë në Zveçan ku ka biseduar me pjesëtarë të misionit paqeruajtës KFOR në Zveçan.
Sipas raportimeve të Radio Evropa e Lirë, Rakië tha se kërkesë e serbëve atje është që kryetari i ri i kësaj komune, Ilir Peci, të mos hyjë në objektin komunal.
Ai, po ashtu, kërkoi nga KFOR-i që Policia e Kosovës t’i tërheqë njësitet speciale nga kjo zonë.
Tensionet e së premtes
Me tensione u përcoll të premten dita e parë e punës e tre kryetarëve të Komunës së Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit.
Protesta, hedhje gurësh, shok-bomba e gaz lotsjellës, e përfunduar ditën e djeshme të gjatë me 5 zyrtarë policorë të lënduar, e me dëmtime të veturave të policisë.
Po ashtu, e dëmtuar mbeti edhe vetura e ekipit të gazetarëve të Koha.net.
Grupet lokale u mblodhën të premten gjatë mesditës nëpër oborre të tri komunave për të penguar hyrjen e tre kryetarëve që kishin dhënë betimet e tyre një ditë më parë.
Kryetarit të ri Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqirit, iu ndalua hyrja në objektin e komunës, ndërsa pak momente më vonë në qytet u dëgjua alarmi, që në raste të tillë në komunat verirore është njoftim dhe ftesë për mobilizim të komunitetit serb.





