Kandidati i demokratëve në zgjedhjet presidenciale, Joe Biden ka zgjeruar epërsinë e tij në Michigan, një shtet kryesor në këtë garë të ngushtë mes dy rivalëve për të udhëhequr Shtëpinë e Bardhë.

Me grumbullimin e ri të votave, Biden ka marrë 30 mijë vota të tjera më shumë. Në Michigan, 92 përqind e votave në total janë numëruar deri më tani.

Disa orë përpara se të mbyllet përfundimisht numërimi i votave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Biden dhe Trump janë duke vijuar një garë të fortë e të ethshme për të fituar postin e presidentit të SHBA-ve.

Biden aktualisht ka 238 vota elektorale të siguruara sipas Associated Press dhe Trump 213. Pritet që shtetet kyçe, ku nuk janë numëruar ende të gjitha votat, të përcaktojnë se kush do të jetë kreu presidencial amerikan.